Vdes një femër në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Vdes një femër në Aeroportin e Prishtinës

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 19:46
Aeroporti i Prishtinës

Një grua e moshuar ka ndërruar jetë në Aeroportin e Prishtinës, e cila ishte nisur drejt Zvicrës.

Vdekja e saj është konstatuar nga mjekët ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e ANP “Adem Jashari, Valentina Gara.

Ajo ka thënë se udhëtarja ka vdekur sot brenda objektit të aeroportit ndërsa tani me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës.

E këta të fundit ende nuk janë deklaruar përkitazi me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat