Shqiptari nga Kosova ushtroi dhunë ndaj dy ish të dashurave, Zvicra e dënon me 4 vjet burg

Kronikë e zezë

Shqiptari nga Kosova ushtroi dhunë ndaj dy ish të dashurave, Zvicra e dënon me 4 vjet burg

Më: 7 mars 2018 Në ora: 21:46
ilustrim

Gjykata Federale në Zvicër ka vërtetuar dënimin prej katër vjetësh të një kosovari. Ai kishte dhunuar, rrahur dhe ngacmuar dy ish të dashurat.

Gjithashtu në fuqi mbetet vendosja e një mase stacionare terapeutike.

Gjykata e kantonit të St.Galler e kishte dënuar në gusht të vitit të kaluar një 29 vjeçar nga Kosova, pasi kishte ushtruar dhunë dhe sundimin e frikës te dy ish të dashurat.

Kjo është konfirmuar edhe nga publikimi i vendimit të sotëm (e mërkurë) nga Gjykata Federale.

Gratë u privuan nga vullneti i lirë i veprimit. Nën presionin psikologjik, ato duheshin të kryenin marrëdhënie seksuale me personin e dënuar. Përkundër tërheqjes së aktpadisë nga dy ish të dashurat, drejtësia zvicerane nuk u kishte dhënë fund hetimeve. Ato ishin kontaktuar nga familjarët e të dënuarit dhe Gjykata dyshon se mos ndoshta ndaj tyre është ushtruar presion.

Gjithashtu 29 vjeçari vuan nga çrregullimi i personalitetit dissocial – dhe kjo sëmundje e rëndë psikike e shpie atë drejt ushtrimit të veprimeve sadiste. Andaj mbetet në fuqi vendosja e një mase stacionare terapeutike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat