Alberti çoi policinë në vendin ku fshehu trupin e Kreshnikut pasi e vrau me çekiç

Kronikë e zezë

Alberti çoi policinë në vendin ku fshehu trupin e Kreshnikut pasi e vrau me çekiç

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:14
Ilustrim

Autori i vrasjes së Kreshnik Beqirajt ka treguar vetë se ku kishte fshehur trupin e shokut të tij pasi e kishte vrarë me çekiç. Në një video të vënë në dispozicion nga policia e shtetit shikohet sesi autori me pranga në duar shkon tek vendi ku policia ka gjetur kufomën. Më pas në një dhomë ku kishte vegla pune policia ka shenjuar dhe çekiçin që mendohet se është kryer krimi.

Kreshnik Beqiraj figuronte i zhdukur prej qershorit të 2017 por në janar nisën hetimet për vrasje.

Autori i vrasjes është 32 vjecari Albert Zekaj, nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe, që tashmë është vënë në panga dhe e ka pranuar krimin.

Ata  sipas policisë ishin njohur para tre vitesh në Belgjikë, dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

Por më 22 qershor, në gjendje të dehur, sic thonë burimet policore, 32 vjecari nga Kopliku e ka goditur Beqirajn me sende të forta dhe më pas trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Ora News ka mësuar se shkak i përplasjes mes dy burrave mund të ketë qenë pamundësia ekonomike për të paguar qiranë. Pas krimit dhe fshehjes së trupit të 36 vjecarit nga Fieri, Zekaj ka plackitur edhe shtëpinë ku jetonin.

Policia thotë se nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit si dhe  çekiçi me të cilin autori ka kryer krimin.

Ndëkohe trupi i 36 vjecarit është dërguar  pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat