Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Grac në Lipjan ka mbetur i vdekur një person pasi është aksidentuar një veture dhe një kamioni.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekje përuese ka pësuar vozitësi i veturës mashkull K-shqiptar, ndërsa vozitësi tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar.