Sulmon zyrtarin e KEDS-it, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon zyrtarin e KEDS-it, arrestohet

Nga: Bota Sot Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:55
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Idriz Seferi, në Gjilan është arrestuar një person pasi që ka sulmuar një zyrtarë të KEDS-it.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me ç’ kyqjen nga rrjetit elektrik ka sulmuar fizikisht kordinatorin e KEDS-it, viktimën mashkull K-shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat