Gjykatësja nga Vushtrria thotë se u kanos në facebook

Kronikë e zezë

Gjykatësja nga Vushtrria thotë se u kanos në facebook

Më: 10 mars 2018 Në ora: 14:18
Ilustrim

Një gjykatëse e ka njoftuar Policën e Kosovës për një kanosje që pretendon se i është bërë nga një shqiptarë që jeton në Suedi.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, dhe gjykatësja thotë se është kanosur në rrjetin social facebook.

“Viktima me profesion gjykatëse femër K-shqiptare, njofton se përmes rrjetit social facebook ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga i dyshuari mashkull K-shqiptar, i cili jeton në Suedi. Njësia përkatëse policore është duke u hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia ka hapur rast për kanosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat