Shkrumbohet banesa në Lezhë, shpëton familja

Kronikë e zezë

Shkrumbohet banesa në Lezhë, shpëton familja

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shpërthimi i një bombole gazi për pak sa nuk u kthye në një tragjedi për një familje nga Lezha.

Ngjarja ndodhi në Ishull Lezhë paradites e së shtunës.

Zjarri shkrumboi thuajse totalisht banesën e familjes së Gjon Çukaj.

Fatmirësisht familjarët arritën të dalin në kohë jashtë shtëpisë që shpërtheu në flakë.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendgjarje edhe pse sipas raportimeve paraprake konfirmohet se shkak i zjarrit u bë bombola e gazit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat