Tragjedi e dyfishtë, nipi vdes në morg teksa sheh kufomën e xhaxhait

Kronikë e zezë

Tragjedi e dyfishtë, nipi vdes në morg teksa sheh kufomën e xhaxhait

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:43
Ilustrim

Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në një familje në Elbasan, ku teksa po përgatiteshin për të përcjellë në banesën e fundit njërin anëtar të familjes, ka vdekur dhe tjetri.

Gjatë ditës së enjte, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, 51-vjeçari Riza Osmani banues në Elbasan, i punësuar si menaxher në dyqanin e tregtimit të pajisjeve për furra e  pastiçeri, ka gjetur vdekjen.

Nga veprimet paraprake nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera, duke bërë që të dyshohet për vdekje natyrale.

Sakaq pak orë më vonë. në ambientet e morgut të spitalit Elbasan, ku kishte  shkuar për të parë kufomën e  xhaxhait ka gjetur vdekjen Astrit Osmani, 44 vjeç banues në Elbasan.

Noa.al mëson se vdekja e 44-vjeçarit ka ndodhur në gjendje shoku, pasi ka parë kufomën e xhaxhait, ndërkohë që ai vuante edhe nga zemra.

Astrit Osmani ka pësuar infarkt, duke mos e përballuar dot skenën e rëndë me kufomën e vëllait të të atit.

Lidhur me të dyja rastet, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim, ku për të dyja rastet dyshohet për vdekje natyrale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat