Transportonin klandestinë sirianë, arrestohen në flagrancë dy shtetas

Kronikë e zezë

Transportonin klandestinë sirianë, arrestohen në flagrancë dy shtetas

Më: 11 mars 2018 Në ora: 10:59
Policia e Shkodres

Strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në D. V. P. Shkodër, në bazë të informacione të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit, Aldo Ukaj, 32 vjeç, banues në lagjen ‘Manush Alimani’, Shkodër dhe Alfonc Capi, 28 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit G.G, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Dy të arrestuarit u ndaluan në flagrancë në aksin Lezhë-Shkodër, pranë Urës së Bahçallëkut, teksa transportonin shtetas sirianë pr në malin e Zi, me mjetet e tyre.

Gjithashtu, u gjetën edhe 5 shtetas të tjerë sirianë, të braktisur, të cilët dyshohet se janë zbritur nga makina, nga shtetasi G.G., që është shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Dhenie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3  të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat