Masakra në Kozare, burgim i përjetshëm për Luan Marrën

Kronikë e zezë

Masakra në Kozare, burgim i përjetshëm për Luan Marrën

Më: 12 mars 2018 Në ora: 13:09
Luan Marra

Luan Marra është ridënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Beratit, që rigjykoi dosjen e tij pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit të vitit të vitit 2016.

Vendimi është dhënë mesditën e së hënës nga kryesuesja e trupit gjykues, Rudina Palloi.

Në fakt, dosja që njihet si “Masakra e Kozares” është rikthyer edhe njëherë tjetër nga Kushtetuesja në vitin 2011. Në të dyja rastet, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar rigjykim të Luan Marrës, duke e konsideruar procesin si të parregullt me shkelje ligjore të rënda.

Luan Marra u dënua për ngjarjen e rëndë të 9 shkurtit të vitit 2006, në fshatin Havaleas, në atë kohë pjesë e Komunës së Kozares, kur u vranë vëllai i Luanit, Shpëtimi, bashkëshortja e Shpëtimit, Floria, që ishte shtatzënë dhe djalit i çiftit, Artioli.

Vetë familjarët shfajësojnë Luanin dhe deklarojnë se videoja ku ai pohon kryerjen e masakrës në Polici është bërë në kushtet e rënda psikologjike si pasojë e dhunës policore në atë kohë.

“Luani nuk është autori i vrasjes dhe për këtë jemi të bindur. Autorët janë të tjerë dhe ata janë të lirë. Policia i di shumë mirë dhe i ka në dosje. Nuk i dimë provat e mjaftueshme me të cilët u dënua Luani. Ne nuk kemi parë asnjë provë në sallën e gjyqit”, deklaronin ata për Top Channel në vitin 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat