Dhuna në familje, një serb i arrestuar në Pejë

Kronikë e zezë

Dhuna në familje, një serb i arrestuar në Pejë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Pejë ka arrestuar të dyshuarin mashkull serb, pasi ai me datën 9 mars të këtij viti kishte ushtruar dhunë familjare ndaj viktimës femër.

“Me datën 13.03.2018, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Serbe. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, bëhet e ditur në raport policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, kurse rasti u klasifikua si dhunë në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat