Në kërkim për drogë dhe pastrim parash, kapet 36-vjeçari në Durrës

Kronikë e zezë

Në kërkim për drogë dhe pastrim parash, kapet 36-vjeçari në Durrës

Më: 14 mars 2018 Në ora: 21:57
Ilustrim

Policia ka arritur të arrestojë një person në Portin e Durrësit, pasi ishte në kërkim për drogë dhe pastrim parash. Në pranga ka rënë shtetasi D.A 36 vjeç lindur në Dibër.

Njoftimi:

Port, Durrës

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafiku i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal”. Më datë 14.03.2018, nga Specialistët e Sektorit të Hetimit pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim :

– D. A, 36 vjeç, lindur në Dibër, dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas më datë 14.03.2018 ka ardhur i deportuar nga shteti Italian dhe pas verifikimit nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pasi: Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 22.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotikë”, ”Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe ”Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287 & 333/a të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat