Policia raporton se një femër nga Prizreni derisa drejtonte veturën nën ndikim të alkoolit, ka humbur kontrollin mbi të duke dal jashtë rrugës dhe duke u rrokullisur.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar e dyshuara dhe dy pasagjere, dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor.