Arrestohet e mitura pasi inskenoi kidnapimin e saj

Kronikë e zezë

Arrestohet e mitura pasi inskenoi kidnapimin e saj

Më: 15 mars 2018 Në ora: 11:40
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Vushtrri ka arrestuar një të dyshuar/femër të nacionalitetit shqiptar, pasi e mitura kishte inskenuar kidnapimin e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-shqiptare e moshës së mitur, pasi që e njëjta kishte inskenuar se ishte kidnapuar nga një i dyshuar mashkull K-shqiptar”, thuhet në raportin policor, përderisa rasti është klasifikuar si lajmërim apo kallëzim i rrejshëm.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat