Rrihet paq nga gruaja! Durrsaku ankohet në polici

Kronikë e zezë

Rrihet paq nga gruaja! Durrsaku ankohet në polici

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Fenomeni i dhunës ndaj gruas është mjaft i përhapur në Shqipëri, por jo të pakta janë dhe rastet kur ndodh e kundërta, kur janë gratë ato që dhunojnë fizikisht e psikologjikisht bashkshortët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Durrësit një ditë më parë, ku shtetasi me inicialet A.I ka denoncuar në polici, bashkëshorten e tij, shtetasen me inicialet E.B. Sipas durrsakut, gruaja e ka rrahur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike mbi të.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për  shtetasin A.I pasi ish bashkëshortja E.B, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat