Policia e Kosovës ka njoftuar se në Shtime janë arrestuar dy persona për posedim i substancave narkotike.
"Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.68 gram”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.