Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Siç ka njoftuar PK-ja, viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR & DHUNË FAMILJARE - Rahovec 16.03.2018-19:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër K/Shqiptare. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BS