Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen që mbrëmë tronditi Obiliqin.
Sipas raportit të policisë, duke u bazuar deklaratat e dëshmitarëve vrasja ka qenë aksidentale.
Njoftimi i plotë i policisë për tragjedinë e mbrëmshme në Obiliq
Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, i cili me armë zjarri kishte dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull K-shqiptar.
Vrasja dyshohet sipas dëshmitarëve të jetë aksidentale. Njësiti hetimor në vend ngjarje ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me 3(tre) fishek dhe një gëzhoje.
Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësit relevante Policore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet nën hetime.