Shkoi te motra i pirë tapë, u gjet i vdekur në lumin e fshatit

Kronikë e zezë

Shkoi te motra i pirë tapë, u gjet i vdekur në lumin e fshatit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Pasditen e 15 marsit, Dragomir Cumpaljevic, 76 vjeçar, rreth orës 14:00 kishte dal nga shtëpia për të shkuar në vizitë tek motra e tij në fshatin Sevce i Komunës së Shtërpcës. Por, i njëjti nuk u kthye më i gjallë në shtëpi. Ai dy ditë më vonë u gjet i vdekur në lumin e fshatit Sevce nga bashkëfshatarët. Organet e hetuesisë po cilësojnë të dyshimtë vdekjen e të moshuarit, ndërkohë që trupi i pa jetë i tij është dërguar për autopsi.

76-vjecari nga fshati Sevce i komunës së Shtërpcës, të enjten e javës së kaluar kishte shkuar për vizitë tek motra e tij në po të njëjtin fshat. Kishte qëndruar për disa orë te motra duke u larguar më pas. Familjarët kanë raportuar se 76 vjecari gjatë vizitës te motra kishte shkuar në gjendje të dehur. 

Por, që nga ai moment, familjarët më nuk e gjetën të gjallë 76 vjeçarin. Ai një ditë më vonë u raportua si person i zhdukur, për t‘u gjetur i vdekur në lum, vetëm pas tri ditëve nga ana e bashkëfshatarëve. 

Lajmin rreth këtij rasti e ka konfirmuar, majori në policinë rajonale të Ferizajt, Bastri Shabani. Ai ka thënë se rasti po cilësohet si vdekje e dyshuar, ndërkohë që hetimet për këtë punë po vazhdojnë ende. 

“Ne e kemi pas një person të lajmëruar si të zhdukur. Pas dy ditëve i njëjti është gjetur pa shenja jete në lumin e fshatit Sevce, të komunës së Shtërpcës. Rastin e ka paraqitur motra e tij e cila e ka raportuar si të zhdukur. Viktima ishte i lindur në vitin 1942. 

"Ai nuk ka pasur ndonjë shenjë në trup”, ka deklaruar Shabani.

E ndërkohë trupi i pa jetë i 76 vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat