Aksident me vdekje në Vlorë

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Vlorë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.

Siç bëhet me dije një person që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një furgon që drejtohej nga 22-vjeçari, Arsjon.L.

 Policia bën me dije se edhe pse është dërguar me urgjencë në spital,  57-vjeçari Hamza Muça, ka gjetur vdekjen.

Pas aksidentit, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga policia në vendin e quajtur pranë Kastratit.

Policia e Vlorës sqaron se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat