Identifikohet i riu që u gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë, çfarë deklaron policia

Kronikë e zezë

Identifikohet i riu që u gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë, çfarë deklaron policia

Më: 20 mars 2018 Në ora: 09:06
Policia

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 32 vjeçar u gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë, në Maqellarë të Dibrës.

Mësohet se viktimë shtetasi Elsi Kosiqi.

“Me datë 20.03.2018, rreth orës 01:30, është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç .

Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar  prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet  në vendin e ngjarjes”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat