Një person është arrestuar dje në fshatin Hajvali për shkak të shkaktimi të rrezikut të përgjithshëm.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 9 gëzhoja. I dyshuari e ka dorëzuar vullnetarisht një revole me 2 karikatorë të zbrazët. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruan raporti policor 24 orësh.