Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij në fshatin Mramor të Prishtinës.
Policia njofton se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, përcjell Bota sot.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.