Dënohet me dy vjet burg pasi aksidentoi një fëmijë për vdekje

Kronikë e zezë

Dënohet me dy vjet burg pasi aksidentoi një fëmijë për vdekje

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:26
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej dy viteve burgim për të akuzuarin L. C, i cili me datën 22 shkurt të këtij viti gjatë ngasjes së automjetit të tij në rrugën Gjilan - Prishtinë, nuk i është përshtatur rregullave të komunikacionit dhe si pasojë ka goditur fëmijën E. B., që nga plagët e marra nuk ka arritur të mbijetoj.

“Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik neni 378 paragrafi 1 lidhur me nenin 8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën dërguar mediave nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Përveç dënimit prej dy viteve burgim, të akuzuarit i ndalohet drejtimi i automjetit në një afat prej 3 vitesh pas përfundimit të dënimit.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se i akuzuari ka pranuar fajësinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat