Vrau 32 vjeçarin në derën e shtëpisë, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Vrau 32 vjeçarin në derën e shtëpisë, arrestohet autori

Më: 20 mars 2018 Në ora: 20:26
I ndjeri, Elsi Kosiqi

Policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin e vrasjes së një 32 vjeçari nga Dibra mëngjesin e sotëm.

Sipas njoftimit zyrtar autori i vrasjes së shtetasit Elsi Kosiqi, është bashkëfshatari i tij me iniciale M.G. Vrasja sipas informacioneve zyrtare ka ardhur si pasojë e konflikteve për motive të dobëta.

Njoftimi zyrtar

Në vijim të informacionit paraprak, ku është  vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i  autorit të dyshuar të  vrasjes,shtetasi: M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë. 

Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.

Ngjarja

Shtetasi Elsi Kosiqi u vra në oborrin e banesës kur sapo kishte parkuar automjetin dhe po futej në shtëpinë përdhese. I riu sapo ishte kthyer nga Maqedonia, ndërsa mëngjesin e ditës së sotme është gjendur i pajetë në derën e shtëpisë së tij. Kosiqi është bashkëpronar me vëllain e tij në një hotel në llixhat e Peshkopisë. Ai njihej si person problematike në zonë, dhe për këtë arsye janë marrë në pyetje persona me të cilët Kosiqi kishte konflikte të hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat