Plagoset një person në sheshin “Zahir Pajaziti”

Kronikë e zezë

Plagoset një person në sheshin “Zahir Pajaziti”

Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një 25 vjeçar është plagosur në një lokal në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi për kallxo zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën per nje plagosje me arme zjarri. Rasti ka ndodhe ne nje lokal ne sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ku eshte plagosur nje person i gjinise mashkullore N.S 25 vjec, i cili eshte derguar per tretman mjekeseor”, tha AhmetI.

Ajo shtoi se Policia e Kosovës po ekzaminon vendin e ngjarjes.

“Aktualisht njësitet policore jane duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar nga ana e policisë i njëjti ndodhet ne arrati”, tha Ahmeti

***

Një person është gjetur i plagosur në sheshin “Zahir Pajaziti” para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Prishtinë.

Vendi është mbushur me vetura të Policisë së Kosovës, derisa ka arritur edhe një autoambulancë.

Nuk dihet ende se si është shaktuar incidenti në shesh.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat