Grabiti çiftin e moshuar, ja kush është i arrestuari

Kronikë e zezë

Grabiti çiftin e moshuar, ja kush është i arrestuari

Më: 21 mars 2018 Në ora: 22:25
Ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar të riun që ka terrorizuar dhe grabitur një çift të moshuarish. I arrestuari është Arbland Demçaj, banues pikërisht në Gjirokastër. Demçaj madje sasinë prej 10 mijë lekësh, që e kishte vjedhur e kishte shpenzuar në lojëra fati. Ndaj të riut rëndon akuza e vjedhjes me dhunë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Zbardhet vjedhja me dhunë e banesës së shtetasit A.Ç, 67 vjeç, ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 21.03.2017. Arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes. Gjenden dhe sekuestrohen edhe provat materiale të vjedhura në banesë nga autori.

Në vijim të informacionit paraprak, ku është vjedhur me dhunë banesa e shtetasit A.Ç, në lagjen Manalat, nga një person i paidentifikuar dhe i maskuar, ku të pranishëm në momentin e ngjarjes kanë qënë të zotët e banesës shtetasit A.Ç, 67 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasia L.Ç 58 vjeçe, me të cilët autori I ngjarjes është konfliktuar, ju informojme se:
Pas një pune intensive të bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, u bë e mundur zbardhja në kohë e ngjarjes si dhe identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit: Arbland Demçaj, 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy telefona celular të markës Samsung, disa bizhuteri, një unazë e një varëse, ndërsa sasinë prej 10.000 lekësh aurori e kishte shpenzuar në lojra fati. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat