Djali kërcënon nënën e tij, ia merr kartelen e bankës dhe tërheq para

Kronikë e zezë

Djali kërcënon nënën e tij, ia merr kartelen e bankës dhe tërheq para

Më: 22 mars 2018 Në ora: 09:55
Ilustrim


Një qytetare ka njoftuar në polici se djali i saj e ka kërcënuar dhe i ka vjedhur kartelen e bankës, ku më pas ka tërhequr 50 euro.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është dërguar në paraburgim.

“Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se djali i saj mashkull K/Shqiptar, e ka kanosur dhe i ka vjedhur kartelën e bankës, nga ku ka tërhequr 50 (pesëdhjete) euro”.

“Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat