Drogë drejt Italisë, arrestohen 16 shqiptarë. Banda vepronte në…

Kronikë e zezë

Drogë drejt Italisë, arrestohen 16 shqiptarë. Banda vepronte në…

Më: 22 mars 2018 Në ora: 10:34
Ilustrim

PLot 16 shqiptare jane arrestuar ne Itali, pas nje operacioni qe u finalizua me goditjen e nje bande te trafikut te dorges nga Shqiperia drejt vendit fqinj.

Mediat italiane raportojne se policia ka ekzekutuar urdherat e prokurorise se Comos kunder shqiptareve, te vene te gjithe ne akuze per trafik droge.

Hetimi i udhëhequr nga prokurori i Nicola Piacente, dhe zëvendës prokurori Antonio Nalesso, ka zbuluar trafikun dhe dergesat e droges nga Italia me pas drejt Zvicres.

Jane sekuestruar 440 kg marihuanë, rreth 10 kg heroinës dhe rreth 200 kg substanca te tjera narkotike.

Gjatë hetimit, u konstatua se të dyshuarit, të gjithë shqiptarët kanë importuar drogë nga Shqipëria për rishitje dhe pastaj perpunim dhe trafik në Itali dhe Zvicër, duke përdorur procedurat e fshehta të komunikimit dhe lidhjeve për të maskuar trafikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat