Tetë të arrestuar për kontrabandë me migrantë

Kronikë e zezë

Tetë të arrestuar për kontrabandë me migrantë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 10:48
Foto ilustruese

Në Prishtinë dje janë arrestuar tetë të dyshuar/shqiptarë, pasi dyshohet se kanë kryer kontrabandë me emigrantë.

“Me urdhëresë të gjykatës, njësia policore nën dyshimin e bazuar se kanë kryer kontrabandë me emigrantë, ka arrestuar tetë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe ka bërë kontrollimin e shtatë objekteve në vende të ndryshëm, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy pasaporta të shteteve të ndryshëm, dymbëdhjetë telefona mobil, katër pistoleta, 40 fishek, një IPED, një USB dhe disa dokumente të tjera”, thuhet në raportin 24 orësh dërguar mediave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat