Hajdutët shkallmojnë dritaren dhe vjedhin vilën e emigrantit në Korçë

Kronikë e zezë

Hajdutët shkallmojnë dritaren dhe vjedhin vilën e emigrantit në Korçë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:04
Pamje nga vendi i ngjarjes- dritarja e demtuar nga hajdutet

Një tjetër vjedhje është regjistruar në qytetin e Korçës e kësaj here grabitja ka qenë e dhunshme.

Vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e një emigranti, e cila është bastisur në orët e vona të natës së djeshme. Grabitësit kanë hyrë në banesë duke shkallmuar njërën nga dritaret e vilës 4 katëshe.

Akoma nuk është bërë e ditur se çfarë kanë vjedhur grabitësit, por mësohet se në shtëpi nuk ka patur persona. Policia ka nisur punën për identifikimin e keqbërësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat