Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka të lënduar

Më: 22 mars 2018 Në ora: 18:32
Ilustrim

Policia e Kosovës ka pranuar informatën  se rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë- Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç.

Zëdhënsja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. ka thënë se kanë marrë informatë se në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.

“Nga ky rast kanë mbetur të lënduar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Njesiti i trafikut po meret me rastin”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat