Policia jep detaje për hedhjen e sprejit në shkollë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për hedhjen e sprejit në shkollë

Nga: Bota sot Më: 23 mars 2018 Në ora: 09:16
Ilustrim

Një person i mitur është arrestuar në fshatin Orllan të Podujevës, pasi ka përdorur sprej OC në korridor të shkollës fillore “Luigj Gurakuqi”, përcjell Bota sot.

Policia njofton se si pasojë e përdorimit të sprejit  janë lënduar katër nxënës të cilët  janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësorë dhe më pas janë liruar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjet  dhe konfiskuar një sprej OC.

Me vendim  të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat