Drogë, vjedhje dhe plagosje, pranga shkodranit të kërkuar në Itali

Kronikë e zezë

Drogë, vjedhje dhe plagosje, pranga shkodranit të kërkuar në Itali

Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:00
Ilustrim

Një 22-vjeçar nga Shkodra është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Samel Brankaj banues në Shirokë i cili do të ekstradohet në Itali, pasi akuzohet për tre vepra penale.

"Gjykata e Torinos/Itali, me vendim Nr.SIEP 722/2017, datë 20.11.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet, 3 muaj e 8 ditë burg për veprat penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, ”Plagosje e rëndë me dashje” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotike” të parashikuara nga nenet përkatëse të legjislacionit penal Italian", sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat