Aksident në Shkup, lëndohet një person nga Tetova

Kronikë e zezë

Aksident në Shkup, lëndohet një person nga Tetova

Më: 28 mars 2018 Në ora: 13:24
Ilustrim

Dje në orën 14:45 në një aksident rrugorë në sheshin “Shën Kirili dhe Metodi”, lëndime të kanë marrë dy persona.

Nga policia njoftojnë se aksidenti ka ndodhur në mes veturës “Iveko” me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi me iniciale J.E. (27) nga fshati Kamjan-Tetovë dhe motoçikletës me targa të Shkupit e drejtuar nga personi me inicialet H.J. (48) nga Shkupi.

“Pas aksidentit, me veturën e ndihmës së shpejtë H.J. është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” dhe nga ana e mjekëve është konstatuar lëndime të rënda trupore, me çka është shtrirë në spital për mjekim të mëtutjeshëm. Vozitësi J.E. është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” ku nga mjekët është konstatuar lëndime trupore, me çka është liruar nga spitali”, thuhet në raportin e policisë.

Nga policia njoftojnë se në vendin e ngjarjes është kryer hetim dhe po punohet për zbardhjen e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat