Gjenden mjete të pashpërthyera në Keqekollë dhe Shajkovc

Kronikë e zezë

Gjenden mjete të pashpërthyera në Keqekollë dhe Shajkovc

Më: 2 prill 2018 Në ora: 12:18

Një person ka informuar policinë se ka vërejtur një mjet të pashpërthyer në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë  asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar, pa ndonjë incident.

Edhe në Shajkovc të Podujevës është gjetur një mjet i pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it  kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë tërhequr mjetin shpërthyes pa ndonjë incident.

Të dyja rastet kanë ndodhur dje, thuhet në raportin e sotëm policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat