Flakët përfshijnë magazinat tek Siri Kodra, shtëllunga tymi në gjithë Tiranën

Kronikë e zezë

Flakët përfshijnë magazinat tek Siri Kodra, shtëllunga tymi në gjithë Tiranën

Më: 2 prill 2018 Në ora: 20:10
Pamje nga video

Një zjarr i madh ka përfshirë një nga magazinat industriale në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

Flakët janë të përmasave të mëdha dhe shtëllungat e tymit që ngrihen prej tyre janë përhapur thuajse në gjithë kryeqytetin.

Në zonë dëgjohen edhe shpërthime të fuqishme, që me dyshohet se shkaktohen nga materialet apo lëndë shpërthyese që ndodhen brenda magazinave.

Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz.

Në zonë kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato gjashtë automjete zjarrfikëse, ndërkohë që mbeten ende të paqarta shkaqet e shpërthimit të flakëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat