Nën kërcënimin e thikës, grabitet farmacia në Shkup

Kronikë e zezë

Nën kërcënimin e thikës, grabitet farmacia në Shkup

Më: 3 prill 2018 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Një autor i panjohur mbrëmë rreth orës 20:50 ka kryer vjedhje në një farmaci në rrugën “Kozle” në Shkup. Autori duke u kërcënuar me thikë ka marrë qarkullimin ditor dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

MPB-ja informon se e punësuara në farmaci në ora 21:00 ka denoncuar grabitësin në njësinë për informim dhe komandë në Shkup.

Nga policia thonë se janë ndërmarrë masa për gjetjen e autorit dhe zbardhje të tërësishme të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat