Shpërndanin drogë në shkolla, në pranga dy trafikantë

Kronikë e zezë

Shpërndanin drogë në shkolla, në pranga dy trafikantë

Më: 5 prill 2018 Në ora: 16:35
Gjesendet e gjetura

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona të cilët shpërndanin drogë në shkolla. Sipas njoftimit të policisë dy personat u arrestuar në flagrancë.

Në pranga kanë rënë:

Blendi Stankaj, 46 vjeç, banues në lagje Naim Gjylbegu, Shkodër

Reid Kisha, 22 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër.

“Arrestimi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë “Shqiponja” në zbatim të planit të Masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambienteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpërndahet lëndë narkotike “ tek Pallatet e Nesherakut, lagje “Naim Gjylbegu” Shkodër u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Blendi Stankaj dhe Reid Kisha, pasi këta shtetas në momentin e arrestimit po i shisnin njëri tjetrit lëndë narkotike”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit personal të shtetasit Blendi Stankaj ju gjet në një çantë një sasi lënde narkotike canabis sativa. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ju gjet një sasi tjetër lënde narkotike Cannabis Sativa .

Lënda e gjetur rezultoi me peshe 1.983 kilogramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat