Një 39-vjerçar shqiptar u plagos me armë zjarri në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së të dilës së Pashkëve.
Siç raportojnë mediat helene, shqiptari u qëllua në mes të rruges nga persona ende të paidentifikuar, teksa ishte në ecje.
39-vjeçari mori plagë në këmbë dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e lidh ngjarjen me larjen e llogarive që i plagosuri mund të ketë pasur me autorët.