Punëtori goditet nga vinçi

Kronikë e zezë

Punëtori goditet nga vinçi

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:49
Ilustrim

Një person gjatë ndërtimit të një shtëpie është goditur nga vinçi i cili është shkëputur nga kati i tretë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:45 në fshati Vaganicë të Mitrovicës.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Sipas policisë, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa drejtuesi e vinçit pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti vazhdon të jetë në hetime.

KALLXO ka shkruar edhe për lëndime tjera dhe vdekje të punëtorëve në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat