Tri raste të arrestimit për posedim të narkotikeve

Kronikë e zezë

Tri raste të arrestimit për posedim të narkotikeve

Më: 12 prill 2018 Në ora: 10:24
Ilustrim

Në tri lokacione të ndryshe në Prishtinë janë arrestuar persona të ndryshëm për posedim të substancave narkotike. Në të dy rastet pas kontrollit dhe intervisitimit të njëjtit janë liruar më procedurë të rregullt derisa njëri nga rastet është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë

Rr. “Demokracia”, Prishtinë 11.04.2018 - 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 11.04.2018-22:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 5.2 gramë substancë dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

Rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë 11.04.2018-23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat