Zihet me gruan, babai i dehur masakron vajzën 15-muajshe

Kronikë e zezë

Zihet me gruan, babai i dehur masakron vajzën 15-muajshe

Më: 12 prill 2018 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Një vajzë 15-muajshe është dhunuar nga i ati i saj. Ngjarja ka ndodhur në Firence të Italisë dhe protagonisti i dhunës së shtruar, siç raportojnë mediat lokale, është një 48-vjecar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai u kthye në banesë i dehur dhe nisi të rrihte me shpulla vogëlushen. Familjarë të tjerë dhanë alarmin te autoritet. Vogëlushja u transportua në spital dhe sipas medieve italiane, ka dy brinjë të thyera dhe një dëmtim të rëndë në daullen e veshit. Ajo ka edhe plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Babai dhunues u arrestua nga karabinierët. Ai punon në një kompani transporti.

“La Repubblica” raporton se në momentin e arrestimit, shqiptari shpërtheu në lot duke thënë: “Më vjen keq, as nuk e di pse e kapa me të”. Sipas deklaratave të 48-vjeçarit, një ditë më parë, ai ishte grindur me gruan e tij dhe këtë mëngjes, para se të shkonte në punë, piu 5 ose 6 gota “Sambuca”.

Gjatë kohës kur ndodhi ngjarja, bashkëshortja e 48-vjeçarit nuk ishte në banesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat