Kapen me 30 kg heroinë, policia italiane vë në pranga dy shqiptarë

Kronikë e zezë

Kapen me 30 kg heroinë, policia italiane vë në pranga dy shqiptarë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:03
Itali

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme dy shqiptarë, të cilët janë kapur me një sasi te madhe heroine.

Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i dy shqiptarëve, të moshës 41 dhe 34 vjeç, u bë në Padova, ndërsa emrat e tyre ende nuk janë zbuluar.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve të disa personave, që policia i kishte skeduar si me precedentë në trafikun e drogës.

Pas ndjekjes së tyre, u bë e mundur zbulimi i një laboratori droge në një vilë në Rampazo, ku u gjetën edhe 30 kg heroinë e ndarë në pako nga 0.5 kilogram e gatshme për tu hedhur në tregjet e Padovës, Viçenës dhe Venecias. 

Policia italiane vuri në pranga dy shqiptarët, ndërsa ka nisur hetimet për të parë nëse në këtë trafik droge ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat