Detajet/ Humb jetën 55-vjeçari, punonte në minierën e kromit...

Kronikë e zezë

Detajet/ Humb jetën 55-vjeçari, punonte në minierën e kromit...

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Një shtetas 55 vjeç, banues në Burrel ka humbur jetën pasditen e sotme në minierën e kromit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se shtetasi P.M, 55-vjeç, gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Informacion paraprak

Rreth orës 18.40, salla operative e policisë Mat, ka marrë njoftim se   në minierën e kromit gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen e menjëherëshme shtetasi  P. M, rreth 55 vjeç, banues në Burrel.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor  shkuan në vendin e ngjarjes  ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në minierën e  kromit në Cërujë-Klos, shtetasi i lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar,  gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer  menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë  i ka  shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me Prokurorin e Gatshëm të Prokurorisë Mat, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat