Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Cërrnicë të Gjilanit

Kronikë e zezë

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Cërrnicë të Gjilanit

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:38
Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Cërnicë të Gjilanit, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe Hashani ka thënë se i vdekuri është njëri nga vozitësit e automjetit.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe pesë persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat