Të huajve u vidhen makinat luksoze në Golem

Kronikë e zezë

Të huajve u vidhen makinat luksoze në Golem

Më: 13 prill 2018 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Dy shtetas të huaj kanë rënë pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme në Golem.

Persona të maskuar kanë arritur të vjedhin në shtëpinë e shtetasve gjerman dhe anglez një sasi eurosh, lekësh si dhe dy automjete tip “Porsche” dhe “BWM”.

"Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në Golem, në banesë, shtetasve anglez dhe gjerman CH.G dhe M.M, vjeç 50 e 52, u kanë vjedhur mjetet tip “Porche”, e tip “BMV”, si dhe një sasi eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve", njoftoi Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat