Vlorë, digjen 3 automjete gjatë natës

Kronikë e zezë

Vlorë, digjen 3 automjete gjatë natës

Më: 14 prill 2018 Në ora: 08:22
Ilustrim

Tre automjete janë djegur njëra pas tjetrës në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
Njëri nga automjetet është djegur në lagjen “Bishan” dhe 2 prej tyre në lagjen “24 maji”.
Automjeti tip “Fouristradë” dhe mjeti tip “Benz” janë gjetur të djegura rreth orës 01:45. “Benzi” rezulton në pronësi të shtetasit Ermelind Abazi.
Ndërsa automjeti tip “Volkswagen Polo”, i gjetur në fshatin Bishan rezulton në pronësi të shtetasit Klement Troka.
Nga djegia e automjeteve nuk ka persona të lënduar.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se djegia e automjeteve ka qenë e qëllimshme. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur ngjarjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat