Burri nga Ferizaji sulmoi gruan me sëpatë

Kronikë e zezë

Burri nga Ferizaji sulmoi gruan me sëpatë

Më: 14 prill 2018 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Një burrë në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij me sëpatë. Nuk dihen motivet që çuan deri te ky sulm, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Varosh, Ferizaj 13.04.2018-03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti  kishte sulmuar fizikisht, viktimën femër. I dyshuari ka qenë në posedim të sopatës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat