Vdes në aksident trafiku

Kronikë e zezë

Vdes në aksident trafiku

Më: 14 prill 2018 Në ora: 12:13
Ilustrim

Një aksident trafiku në mes dy automjeteve ka ndodhur në fshatin Cernicë të Gjilanit, me ç’rast një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat